Aktualitet

Ish-zv/ministri: Pandemia ka sjellë një krizë që s'është parë pas '97

Shkruar nga Liberale
Ish-zv/ministri: Pandemia ka sjellë një krizë që

Elton Haxhi, ish-zëvendësministër tha se në A2 se pandemia ka sjellë një krizë që nuk është parë prej vitit 1997. Më tej, Haxhi u shpreh se tashmë kanë nisur shenjat e alarmit, se vuajtja ka filluar për të gjithë sektorët e ekonomisë.

Pandemia ka sjellë një krizë që nuk është parë ndonjëherë, të paktën që pas vitit 1997 në Shqipëri. Parashikohet që recesioni të jetë në 5% dhe kjo do të reflektohet. Shifrat tregojnë se reflektimi ka nisur me 57 mijë të papunë. Ky tregues është një shenjë alarmi, se vuajtja ka filluar për të gjithë sektorët e ekonomisë, veçanërisht për faktin se Shqipëria karakterizohet edhe nga puna në të zeza dhe shifra e papunësisë mund të jetë shumë më e madhe. Një tregues tjetër negativ është edhe përqindja e madhe e të vetëpunësuarve, që është në nivelin 34%. Kjo e bën më vulnerabël këtë shtresë të popullsisë ndaj pandemisë”, u shpreh Haxhi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH