Globi

Ish-prokurori shqiptar gjendet i vdekur në banesën e tij

Shkruar nga Liberale
Ish-prokurori shqiptar gjendet i vdekur në banesën e tij

Ish-prokurori, Agron Matjani është gjetur i vdekur në banesën e tij në Prizren. Zëdhënësi i Policisë së Prizrenit ka konfirmuar rastin, teksa ka thënë se kemi të bëjmë me një vdekje të dyshimtë.

“Ne e kemi një rast të vdekjes së dyshimtë që jemi duke e trajtuar në Prizren. Rasti është raportuar nga familjarët e tij. Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar që ka dalë në vendin e ngjarjes, pastaj janë dal hetimet rajonale dhe Prokurori. Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, tha Shaban Osmanollaj, zëdhënësi i Policisë së Prizrenit për mediat.

Agron Matjani ishte shkarkuar nga puna me 10 maj të vitit 2019 nga Këshilli Prokurorial i Kosovës për shkak të mosrespektimit të rëndë të detyrave zyrtare./Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH