Globi

Ish-presidenti francez, nën akuzë korrupsion

Shkruar nga Liberale
Ish-presidenti francez, nën akuzë korrupsion

Gjyqi i ish-presidentit francez, Nikolas Sarkozy është shtyrë për shkak të pandemisë dhe mund të zhvillohet në fund të këtij muaji. Sarkozi akuzohet për korrupsion dhe abuzim me pushtetin.

Sipas prokurorisë, Sarkozi dhe avokati i tij, u përpoqën të korruptonin një  gjyqtar, për të dorëzuar informacione sekrete nga një hetim për burimet financiare, që ish-presidenti ka perdorur ne fushatën e vitit 2007.

Ky nuk është rasti i parë që nje ish-president shkon në gjykatë si i akuzuar, pasi ne vitin 2011, Zhak Shirak, u dënua me dy vite burgim me kusht, për përvetësim të fondeve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH