Art & Kulturë

Ish-Presidenti, Bamir Topi promovon librin, “NOCTURN”

               Publikuar në : 21:26 - 10/05/19 R Liberale

Ish-presidenti dhe politikani i njohur, Bamir Topi ka promovuar të premten librin e tij, “NOKTURN” (Kur arsyeja errësohet nga pushteti). Ceremonia e prezantimit të librit u zhvillua pranë rezidencës “Topi” në Tiranë.

Gati shtatë vite pas largimit nga detyra e kreut të shtetit, Bamir Topi ka vendosur të vijë ndryshe para publikut me një botim sa autobiografik aq edhe politik. Libri, i botuar nga “UET Press” është një vepër e veçantë në formë edhe në përmbajtje.

Rrëfimi i personalitetit dhe politikanit Bamir Topi është gërshetuar me kujtimet personale të autorit si dhe me përgjigjet e pyetjeve që shkrimtari dhe gazetari Bashkim Hoxha shtron në formë lankonike në hyrje të çdo kapitulli.

Përmbajtja e librit është një hapësirë për të njohur më mirë jo vetëm njeriun dhe politikanin Bamir Topi, por dhe një mundësi për të eksploruar zhvillimet politike dhe ngjarjet e forta në të cilat Bamir Topi ka qenë protagonist i dorës së parë, falë karrierës së gjatë në strukturat drejtuese të PD dhe më pas si kryetar shtetit.

Në këtë këndvështrim, libri sjellë dhe dëshmi të rëndësishme për ngjarje të cilat publiku i njeh në mënyrë zyrtare, por jo prapaskenat. Në botimin e Bamir Topit gjenden fakte me rëndësi, por edhe detaje që plotësojnë panoramën e plotë të këtyre prapaskenave.

Në libër gjenden dhe qëndrimet vlerësimet personale të Bamir Topit, për një sërë personalitetesh të njohura të politikës dhe shtetit shqiptar, duke nisur nga Ramiz Alia, Sali Berisha, Rexhep Meidani, Alfred Moisiu, Bujar Nishani, Ilir Meta, Aleksandër Meksi, Fatos Nano, Edi Rama, Pjetër Arbnori, Sabri Godo, etj.

(Visited 6 times, 1 visits today)

Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *