Aktualitet

Ish-ministri: Kur ndihen keq politikanët nxjerrin fjalët e “arta”...

Shkruar nga Liberale
Ish-ministri: Kur ndihen keq politikanët nxjerrin fjalët e

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka treguar reagimin e kolegëve të tij politikanë kur iu thua se "nuk i kanë punët mirë".

Ai tregon se këta të fundit nuk merren me thelbin e problemit, por me faktin se kush është ai që ka bërë deklaratën.

"Të pozosh një problem, le pastaj kritikë, quhet personale. Ndërsa kur politikani që lëshon lumin e fjalëve fyese për folësin, quhet parimore…", shkruan Manjani.

Postimi i Manjanit:

Kur i thua një politikani/e që “shih se nuk i ke mirë punët”, ai/ajo menjëherë të thotë:

“kush të tha?!”

Nuk ka rëndësi se çfarë realisht është problemi që do të thuash, sepse rendësi ka më shumë personi që e thotë.

Zakonisht për “thënësin/en” e problemve nxirren menjëherë këto fjalë të arta:

“legen”;

“Plehra”

“B..q..”;

“mosmirnjohës”;

“ska gojë të flasë”;

“ne e bëmë njeri”;

“u bë ai/ajo”;

“e ka personale”

“Ja dimë edhe pislliqet që bën”; etj…

Vetëm me problemin, që ndërkohë u zë sytë, nuk merren.

Të pozosh një problem, le pastaj kritikë, quhet personale. Ndërsa kur politikani që lëshon lumin e fjalëve fyese për folësin, quhet parimore… /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH