Aktualitet

Ish-ministri i Shëndetësisë: Maskat të bëhen të detyrueshme

Shkruar nga Liberale
Ish-ministri i Shëndetësisë: Maskat të bëhen të

I ftuar në rubrikën "Opinion", ish-ministri i Shëndetësisë, Gjergji Koja deklaroi se maskat duhet të bëhen të detyrueshme dhe dorezat duhet të hiqen, për të ndaluar shtimin e rasteve me COVID-19.

“Ngushëllime familjarëve të të ndjerës, dhe atyre që kanë humbure jetën në këtë betejë. Por duhet të ndajmë faktin nëse vdesin nga COVID apo se kanë qenë me të. E vetmja gjë që nuk duhet ndodhte ishte fakti që të prekej QSUT. fakti se Shqipëria ka hapur kufijtë, ishte e pritshme që të rritej rasti me COVID. S’kanë çfarë të bëjnë më. 70-vjeçarja e identifikuar në Korçë me COVID ditët e fundit, kishte ardhur nga jashtë. Hapja e kufijve e bën më fatal rasti që numri i rasteve të rritet. Në këtë momente, rritja e temperaturave do të ulë virulencën e COVID. Në nëntor dhe dhjetor mund të ketë valë të vogla, por jo dallgë. Do vazhdojmë të bashkëjetojmë me koronavirusin. Në këtë mes do të thoja se avantazhi është që në periudhën e verës do të ulet virulenca. Qytetarët e kanë marrë pak lehtshëm, pasi nuk mbajnë maska në ambiente të mbyllura. Duhet të bëhet maska e detyrueshme dhe të hiqen dorezat, ato duhet të hiqen.”, tha Koja. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH