Aktualitet

Ish-ministri i Financave shpjegon efektin që do të ketë zbulimi i naftës në Shpirag

Shkruar nga Liberale
Ish-ministri i Financave shpjegon efektin që do të ketë zbulimi i

Ish-ministri i Financave Arben Malaj tha se zbulimi i rezervave të naftës në malin e Shpiragut do ndikojë në uljen e çmimeve të karburanteve në vend.

Sipas tij, futja e burimeve natyrore të vendit në ekonomi ndikon pozitivisht në zhvillimin e kësaj të fundit.

“Duhet negociuar në parim, të synojmë që Shell të jetë një kompani në Shqipëri për rajonin. Do ishte mirë që komani si Shell të ishin kompani në shpërndarjen e karburanteve të vendin tonë. Jam i bindur që zbulimi do ndikojnë në uljen e çmimit të naftës në vend. Me fondin që krijohet qeveria duhet të ulë barrën fiskale për naftën. Do ishte në të mirë të qeverisë që nëse do prodhohej naftë në vendin tonë të mos kishim çmimin më të lartë të karburanteve në rajon”, tha Malaj, në një intervistë për Euronews Albania.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH