Aktualitet

Ish-ministri bullgar: Ballkanin po e shtyjmë drejt Rusisë

Shkruar nga Liberale
Ish-ministri bullgar: Ballkanin po e shtyjmë drejt Rusisë

Ish Ministri i Jashtëm i Bullgarisë Solomon Passy tha se fillimi i bisedimeve të anëtarësimit për Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë po shtyhet për herë të tretë.

"Kujt po i shtyjmë negociatat Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë? A po i shtyjmë ata në duart e Rusisë, Turqisë, Iranit?", pyeti diplomati bullgar.

Për televizionin kombëtar bullgar, Passy shtoi se po bëhen përpjekje serioze për ta mbajtur Serbinë nën ndikimin rus.

"Ne nuk kemi asnjë interes të tërheqim mbrapa Maqedoninë Veriore, Shqipërinë, Bosnjën, Kosovën," tha ai.

Passy parashikon që Shqipëria dhe Maqedonia Veriore një ditë do të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian, por pyetja është se sa shpejt do të ndodhë kjo.

"Mekanizmi negociues është një mekanizëm për të ndikuar në një vend. Ne mund të kemi një ndikim shumë më të madh te Maqedonia Veriore në momentin kur të  fillojnë bisedimet," shtoi ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH