Kryesore

Ish-lojtari akuzon presidentin e Skënderbeut: E vërteta e trukimeve

               Publikuar në : 12:46 - 12/09/19 LP

Gazeta austriake “Krone” ka sjellë rrëfimin tronditës të ish-lojtarit të kombëtares austriake, Sanel Kuljiç, i cili u dënua për manipulim ndeshjes.

Në vitin 2014, ai u përfshi në skandalin e basteve në Austri, dhe u dënua me 5 vite burg pas hetimit. Tashmë ai është liruar nga burgu për sjellje të mirë, por tregon për gazetën se është i frikësuar për jetën.

Tani jam shumë i frikësuar për jetën time. U përpoqën të më kontraktojnë sërish përmes një ish-të burgosuri, dhe më bënë presion. Tani jam i shqetësuar për jetën time”, ka thënë ai.

Gazeta austriake shkruan, se Kuljiç flet për “bosat” e vërtetë që fshihen pas skandalit, që nuk u thirrën kurrë për dëshmuar, dhe sipas tij janë shqiptarë.

Ai përfshin në skandal edhe presidentin e klubit profesionist “Skënderbeu”, që tashmë është dënuar për 10-vite nga UEFA për fiksim ndeshjesh, si dhe administratori(CEO) i një prej kompanive më të mëdha distributore në Shqipëri, e cila reklamon pijen më të famshme energjike austriake.

Janë këta zotërinjtë që japin para për lojtarët e përfshirë në baste. Kështu ndodhte atëherë, po kështu ndodh edhe tani. Ditët e sotme? Po, ndeshjet akoma manipulohen në ligën elitare austriake. Dua të shprehem për publikun tani, sepse ky hap më jep më shumë siguri për jetën, se sa të pres hetimet e gjata dhe pa fryte të policisë” , shprehet i bindur Kuljiç.

Ai shprehet se Policia Federale është në dijeni të kësaj çështje, po ashtu edhe drejtori i Kodit Fair-Play, Severin Moritzer. “E kam informuar, por nuk ka qenë shumë i interesuar. Sidoqoftë, koha do ta tregojë të vërtetën”, ka thënë Kuljiç./Gazeta Liberale

630x356 630x356-1 Capture9
<
>
(Visited 50 times, 1 visits today)

Etiketa:

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *