Aktualitet

Ish-kryetari i Qarkut Kukës akoma në kërkim, plagos 5 policë

Shkruar nga Liberale
Ish-kryetari i Qarkut Kukës akoma në kërkim, plagos 5 policë

Ish-kryetari i Qarkut të Kukësit Abedin Oruçi përplaset sërish me policinë teksa ishte në kërkim nga policia për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, ” Kanosja për shkak të detyrës” si dhe ndërtim pa leje.

Ndërsa disa efektivë policie kanë ndaluar sot, Oruçi raportohet të ketë nxjerrë armën dhe të ketë dëmtuar të paktën 5 prej tyre.

“BalkanWeb” raporton se Oruçi është larguar nga vendngjarja menjëherë. Në vend ndodhen 2 prokurorë dhe forca të policisë së Kukësit./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH