1

Ish-kapiteni i Bayern: Messi ta kthejë “Topin e Artë”

               Publikuar në : 18:50 - 02/12/21 ro ot

Stefan Effenberg, ish-mesfushori i Gjermanisë dhe ish-kapiten i Bayern Munich, ka folur së fundmi për “Topin e Artë”.

Gjermani thekson se Leo Messi duhet ta dorëzojë dhe të ndryshojë mënyra e përzgjedhjes së fituesit.

“Sipas meje Messi duhet ta kthejë këtë trofe. Nuk ka nevojë për të, pasi e ka fituar 6 herë me të drejtë dhe për rezultatet e tij fantastike. Zgjedhja ishte me të vërtetë e pakuptueshme. Robert Lewandowski dhe kampioni i Europës, Jorginho, e meritonin këtë çmim… Unë do të këshilloja ndryshimin e modelit të votimit. Duhet të jenë ish-fituesit e “Topit të Artë” ata që votojnë pasardhësit e tyre. Janë ekspertë dhe kompetentë. Kush më mirë se ata e di çfarë nevojitet për të qenë lojtari më i mirë në botë?”, shkruan Effenberg në një editorial të botuar në “T-Online”.

Tags: ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back