Aktualitet

Ish-i burgosuri shqiptar fiton konkursin në Francë

Shkruar nga Liberale

Shqiptari Arbi Madhaj, i cili e ka përfunduar dënimin e tij prej 7 vitesh burg për trafik droge, ka fituar çmimin e parë në konkursin “Talentet e Qyteteve”, pasi gjatë kohës kur vuante dënimin në burgjet franceze, ai shpiku një lojë tavoline të quajtur “Ulje shtesë e dënimit”, që kushton 79 euro.

40 vjeçari mbërriti në Renne të Francës kur ishte një adoleshent 16-vjeçar, ndërsa më vonë përfundoi në burg, pasi u arrestua për trafik droge. Ai doli nga burgu në fund të marsit, ndërsa përgjatë kohës kur vuante dënimin krijoi edhe lojën që bazohet në jetën e përditshme të burgut dhe Kodin Penal.

Qëllimi i kësaj loje argëtuese dhe edukative është parandalimi i krimeve dhe edukimi i të rinjve për realitetin e jetës në burg, duke treguar ndikimet e ndryshme njerëzore. Në këtë lojë, secili lojtar e vendos veten në vendin e një të burgosuri. Bordi përbëhet nga 52 sheshe që korrespondojnë me 52 javët e vitit. Secila kuti përfaqëson një aktivitet të ofruar në burg, si sporti, veprimtaritë shoqërore dhe protokollet e rehabilitimit, për të përfituar një ulje shtesë të dënimit.

"Në izolim, disa çmenden. Mua kjo më qetësoi. I vendosi idetë e mia në vend. Në lojën time, unë nuk krijoj asgjë, janë thjesht gjëra që i kam përjetuar. Unë shpjegoj se çfarë ndodh aty. Pavarësisht sa veprojmë në burg, goditemi në kokë. Ne nuk kontrollojmë më shumë”, ka treguar ai në një intervistë për mediat franceze.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH