Sport

Ish-futbollisti i Partizanit merr ftesë, për miqësoren ndaj Arabisë Saudite

Shkruar nga Liberale
Ish-futbollisti i Partizanit merr ftesë, për miqësoren ndaj

Jasir Asani është ftuar nga Kombëtarja për miqësoren me Arabinë Saudite më 26 tetor.

Shqipëria kërkon të ftojë disa kandidatë që mund të bëhen pjesë e ekipit në të ardhmen, ndaj edhe stafi teknik ka vendosur të grumbullojë pikërisht një nga futbollistët që shkëlqeu para dy sezonesh në Shqipëri.

Asani luan në Hungari me Kisvardën, ku në takimet e fundit ka bërë mjaft mirë. Ndaj trajneri Edi Reja është bindur për t’i dhënë një shans në këtë sfidë miqësore që do të shërbejë për të vëzhguar shumë lojtarë të rinj. Ndeshja Arabi Saudite-Shqipëri është programuar të zhvillohet në datën 26 tetor.

Të njëjtat burime tregojnë se në ftesën e Kombëtares, fillimisht ka pasur hezitim nga ana e drejtuesve të Kisvardës. Duke qenë se ajo periudhë përkon me ndeshje të rëndësishme të ekipit hungarez po shihet mundësia që Asani të lejohet vetëm nëse do të ftohet në sfidën kundër Italisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH