Aktualitet

Ish-drejtoresha e ARRSH-së më shumë se një orë në SPAK, gazetarja: Ja për çfarë është thirrur

Shkruar nga Liberale
Ish-drejtoresha e ARRSH-së më shumë se një orë në

Ish-drejtoresha e ARRSH-së, Sonila Qato është thirrur sot për të dëshmuar në SPAK. Mësohet se Qato është thirrur në SPAK për shkelje të barazisë në tendera.

“Zonja Qato është sot në prokurori lidhur me një kallëzim të KLSH për shkeljet të barazisë ne tendera. Me kallëzimin nga ana e KLSH u dënoncuan edhe zyrtarë të tjerë. Qato kishte bërë më herët një kallëzim për kompaninë ‘Gjoka’. Mbetet një konflikt i hapur ndaj tyre. Pak muaj më parë Qato kundërshtoi zgjatjen e afatit të hetimit në lidhje me këtë çështje por kërkesa e saj nuk u pranua. KLSH ka gjetur shkelje për tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë”, tha gazetarja Klodiana Lala, e cila theksoi se, ajo ndodhet aty prej më shumë se një ore.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH