Globi

Ish-deputeti: Vrasësi i gardistëve në arrati, OFL i kërkon pasurinë

Shkruar nga Liberale
Ish-deputeti: Vrasësi i gardistëve në arrati, OFL i kërkon

Operacioni Forca e Ligjit i dërgoi letër gjatë ditës së sotme Llazar Bicja nga Cërriku. Ai rezulton në kërkim prej më shumë se 20 vitesh, pasi akuzohet për vrasjen e gardistëve në vitin 1997.

Ish-deputeti i PD-së, Endri Hasa, thotë se në vend të arrestimit, OFL i dërgon letër një personi në arrati.

Postimi i plotë

OFL po vepron si një grup kllounësh që tallen me ligjin dhe me qytetarët.

Kjo që kanë bërë në Cërrik me gjoja pasurinë e Llazar Bicjes është vetëm një shfaqje e turpshme.

Ky është një nga vrasësit e gardistëve në 97-ën. Prej atëherë jeton në arrati, nuk e ka vuajtur kurrë dënimin. Në vend që ta gjejë dhe ta çojë para drejtësisë, OFL i kërkon burimin e pasurisë një vrasësi në arrati, duke u bërë një trupë qesharake dhe joserioze.

Kur policia shndërrohet në trupë gaztorësh, nuk mund të pritet prej saj që të veprojë si institucion i zbatimit të ligjit.

Shqipëria e Edi Ramës është vendi i vetëm në botë ku policia është e pamëshirshme, kur vjen fjala për të shembur Teatrin dhe bën teatër me rendin dhe zbatimin e ligjit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH