Ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu dhe disa banorë të Astirit janë shoqëruar në polici, pas përfundimit të protestës.
Për të kërkuar lirimin e tyre, kanë shkuar pranë Drejtorisë së Policisë përfaqësues të PD-së, por edhe banorë të Astirit.
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho i quajti këto ndalime sisjellje tipike të një regjimi diktatorial.
“Terror i jashtëzakonshëm policor, ju e patë vetë që vijoi me dislokimin e forcave të policisë si dhe provokimet. Protesta u zhvillua në mënyrë paqësore. Kanë ndaluar 8-9 veta sipas informacioneve paraprake, por duhet të ketë ndaluar edhe në komisariatet e tjera. Do mblidhemi të gjithë këtu që të bëjmë të gjitha përpjekjet që ata të lirohen.
Nuk kanë bërë asnjë shkelje ligjore, e keni parë sa qetë u zhvillua protesta, pavarësisht provokimeve të policisë. Megjithatë sipas një skenari të mirëkurdisur të dirigjuar nga vetë Edi Rama, ndaluan protestuesit, kërkojnë të krijojnë precedentë me opozitën me çdo kusht”, tha Spaho./Gazeta Liberale