Aktualitet

Ish-deputeti i PS-së, ‘çmenduritë dhe padrejtësitë e kohës’ me mjekun Luan Nikollari

Shkruar nga Liberale

Ndarja e parakohshme nga jeta e mjekut të spitalit të Traumës ka tronditur të afërm, miq dhe shokë të tij. Fati ndonjëherë tregohet mizor me njerëzit e mirë e të ndershëm.

Luan Nikollari kishte humbur bashkëshorten pak kohë më parë. Ndërsa kohët e fundit deputeti socialist, Besnik Baraj, thotë se ai endej gjyqeve prej “çmendurive e padrejtësive të kohës, ku shtëpinë e blerë e të paguar po ja merrnin”.

Besnik Baraj ngushëllon vajzat e tij dhe thotë se mjeku Luan Nikollari do t’i mbetet në mendje si një mik i shkëlqyer njeri fisnik dhe i ndershëm.

“Sapo më dhanë një lajm i trishtë, u largua para kohe nga kjo jetë doktor Luan Nikollari. E njoha në Ministrinë e Mbrojtjes. Ishte burri më fisnik që kam njohur në atë institucion. Human jo vetëm si mjek, por ne thelbin e tij, si njeri”.

“Miqësor e i gatshëm të ndihmonte këdo. Sa e sa ushtarakë ndihmoi të kurohen jashtë.... I ndershëm si rrallë njeri! Fati i keq e goditi rëndë vitet e fundit me humbjen e gruas, por edhe me çmenduritë e padrejtësitë e kohës, ku shtëpinë e blerë e të paguar po ja merrnin, ishte në gjyqe....Do mbetet në mendjen time si një mik i shkëlqyer, fisnik e i ndershëm! I paharruar kujtimi i Dr. Luanit! U preftë në paqe! Ngushëllime vajzave!”, shkroi ish-deputeti socialist Besnik Baraj, pak orë pas ndarjes së parakohshme nga jeta të mjekut të Traumës. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH