Aktualitet

Ish-deputeti i PD-së: Turpi i 8 janarit do t’i ngelet Berishës

Shkruar nga Liberale
Ish-deputeti i PD-së: Turpi i 8 janarit do t’i ngelet Berishës

Ish-deputeti Endri Hasa, nëpërmjet një reagimi në ‘Facebook’ shprehet se turpi i 8 janarit do t’i ngelet ish-kryeministrit Sali Berisha.

Hasa thekson se Berisha do të mbahet mend si politikani që thirri një protestë kombëtare kundër partisë së tij.

‘Çdo demokrat duhet të shoh përpara dhe të besojë tek një projekt që nuk bëhet për një individ por për çdo shqiptar që nuk e meriton keqqeverisjen e Edi Ramës. Turpi i 8 janarit do t’i ngelet Sali Berishës, i cili do të mbahet mend jo vetëm si politikani që thirri një protestë kombëtare kundër partisë së tij, por edhe si politikani që ideoi dhe orkestroi një sulm të paprecedentë kriminal ndaj shtëpisë së demokratëve!’, shkruan ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH