Aktualitet

Ish-deputeti i LSI takohet me Nanon: Miqtë e vërtetë nuk të lodhin

Shkruar nga Liberale
Ish-deputeti i LSI takohet me Nanon: Miqtë e vërtetë nuk të

Ish-deputeti i LSI, Lefter Koka ka takuar liderin historik të socialistëve, Fatos Nano. Koka ka publikuar një foto krah tij, teksa shkruan se vetëm falë Nanos, e majta shqiptare është sot kjo forcë progresiste.

Sipas Kokës, mbështetja e Nanos do të ndihmojë për të vazhduar kontributin për Shqipërinë dhe rrugëtimin euro-atlantik.

“Miqtë e vërtetë dhe vera e vjetër janë të vetmet që nuk të lodhin kurrë! Ritakohem çdo herë me të njëjtin mall dhe intensitet me mikun tim sa me vlera po aq dhe të mençur. E majta shqiptare është sot kjo forcë progresiste falë Fatosit, filozofizë së tij politike për një shoqëri të hapur demokratike dhe padiskutim mbështetja e tij do të na ndihmojë për të vazhduar kontributin për Shqipërinë tonë dhe rrugëtimin e pandalshëm euro-atlantik. #PS3”, shkruan Koka.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH