Aktualitet

Ish-deputeti Eduard Ndocaj shoqërohet nga policia, ja arsyeja

               Publikuar në : 11:16 - 23/10/20 liberale

Ish-deputeti Eduard Ndocaj është përfshirë në një incident me policinë, ndërsa është shoqëruar në komisariat.

Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në Fishtë të Lezhës, teksa pritet të përurohet shtëpia e poetit Gjergj Fishta.

Mësohet se ish-deputeti është futur në furgonin e policisë forcërisht me argumentin se nuk ka pasur ftesë për ceremoninë në fjalë ku i ftuar është dhe kryeministri Edi Rama.

Po ashtu banorët e zonës nuk janë lejuar që të marrin pjesë në këtë ceremoni po ashtu dhe mediat.

Me rastin e 149 vjetorit të lindjes së At Gjergj Fishtës (Zef Ndokë Simoni), sot në fshatin Fishtë, do të përurohet Shtëpia-Muze, ku banoi poeti Kombëtar.

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back