Showbiz

Ish-banorja e Big Brother: Jugorët kanë tangërllëk, më pëlqejnë “çunat e Londrës’

Shkruar nga Liberale

Fjorentina Halili teksa ka folur për jetën e saj personale, tha se nuk i pëlqen shumë jugorët. Ajo në vend të tyre shtoi se i pëlqejnë “çunat e Londrës”.

Më tej ajo ka treguar se shumë djem që janë në Angli i shkruajnë dhe e ngacmojnë.

Ish-banorja e Big Brother ka folur në emisionin "Ora Verore" për punën dhe jetën e saj personale.

"Nuk më pëlqen zhurma. Më pëlqejnë Landat por kur janë vetëm, jo ku shkojnë gjithë dhe i shohin të gjithë femrat. Nuk më pëlqen shumë tangërlliku i madh i Jugut. Në Sarandë shikojnë të gjithë punën e vet. Vijnë njerëzit e thjesht. Shumë njerëz që jetojnë në Angli më shkruajnë, më ngacmojnë dhe unë i fus të gjithë te landat. Kush jeton në Angli në përgjithësi Landi e kanë emrin, edhe kështu ka ngelur” thotë Fjorentina Halili, ish-banore e Big Brother.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH