Aktualitet

Ish Avokatja e Shetetit emërohet zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë

               Publikuar në : 19:10 - 20/10/21 liberale

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, kreu i qeverisë Edi Rama ka emëruar Enkelejda Muçajn zëvendësministre të Infrastrukturës dhe Energjisë.

Vendimi është publikuar në faqen online të Kryeministrisë. Kujtojmë që Enkelejda Muçaj ka mbajtur detyrën e Avokates së Përgjithshme të Shtetit, pozicion nga i cili u lirua në 28 qershor të këtij viti.

V E N D I M
PËR

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Enkelejda Muçaj emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back