Aktualitet

Ish-anëtari i Kushtetueses: Reforma në drejtësi u bë për të shkatërruar sistemin

               Publikuar në : 21:30 - 26/10/21 liberale

Për ish-anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi, vetingu në sistemin e drejtësisë është i përshtatur vetëm për vendin tonë. Ai theksoi se në emisionin “Debat” në A2 Cnn se këtë proces nuk do ta pranonin edhe vendet e botës së tretë.

Por kjo u kundërshtua nga juristja Enida Bozheku. “Nuk është kështu. Nuk është vetëm Shqipëria subjekt i reformës në drejtësi. Rumania, Bullgaria, Hungaria, kanë kaluar reformën në drejtësi. Reforma në drejtësi është e shpikur për vende të korruptuara të lindjes”.

“95% e gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkarkuar janë shkarkuar për nenin 63, pamjaftueshmëri të deklarimit, për gabime 500 apo 1 milion lekë dhe jo për korrupsion, të inkriminuar. Reforma në drejtësi u duhej për të mos pasur sistem drejtësie Shqipëria. Nuk funksionon asgjë”, tha ish-anëtari i Kushtetueses.

Juristja shkoi edhe më tej, duke theksuar se juristët dhe prokurorët që ngelën në veting nuk duhet të punojnë si avokatë.

Tags: ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back