Globi

Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri thirret në Gjykatën e Hagës

Shkruar nga Liberale
Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri thirret në

Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri Ramiz Lladrovci është thirrur në Hagë nga Gjykata Speciale.

Lladrovci, i cili aktualisht është kryetarit i Komunës se Drenasit,  ka njoftuar se do të intervistohet në cilësi të dëshmitarit më 19 dhjetor.

‘Valës së ftesave, nga Dhomat e specializuara, iu bashkova edhe unë, në cilësi të dëshmitarit. Nuk kam informata as dijeni më shumë se sa shkruan në ftesë. Data e dhënies së dëshmisë është më 19 dhjetor 2019’, ka shkruar Lladrovci.

Kujtojmë që më herët është thirrur për të dëshmuar në Hagë edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH