Aktualitet

Ish-ambasadori holandez këshillon Kosovën: Nganjëherë duhet të japësh diçka, sepse miqtë po ta kërkojnë

Shkruar nga Liberale
Ish-ambasadori holandez këshillon Kosovën: Nganjëherë duhet

Për situatën në Veri, ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka bërë përgjegjës presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Megjithatë, ai ka kërkuar nga Kosova që të dëgjojë aleatët ndërkombëtar dhe të plotësojë kërkesat e tyre.

“Nganjëherë duhet të japësh diçka, sepse miqtë e mëdhenj po ta kërkojnë atë, sepse situata është tejet e ndjeshme, mençuria është gjëja e duhur jo kryeneqësia. Topi duhet të vihet në anën tjetër”, ka deklaruar Bosch

Ai është shprehur i habitur më kërkese e BE-së për zgjedhje të reja në veri.

“Problemet janë krijuar nga Vuçiqi dhe miqtë e tij dhe është paksa e çuditshme që Borrell të kërkojë nga Prishtina të sigurojë zgjedhje të reja”, është shprehur Bosch për RTK.

Diplomati holandez ka bërë me dije se kjo çështje është dashur t`i shtrohet Vuçiqit, meqenëse ai i ka penguar serbët që të marrin pjesë në zgjedhjet e 23 prillit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH