Showbiz

Irma Libohova përlotet ndërsa kujton bashkëshortin e saj të ndjerë

Shkruar nga Liberale
Irma Libohova përlotet ndërsa kujton bashkëshortin e saj të

Në një intervistë për emisionin “Wake Up”, Irma Libohova kujtoi bashkëshortin e saj të ndjerë, Besnik Kason, dhe nuk mundi t’i mbante lotët. Ajo e kujton partnerin e jetës si një njeri të respektueshëm dhe të kulturuar, që bënte shumë pas familjes dhe gruas.

Ndërsa tregoi një histori të orës që i sjell kujtime nga ai, Irma u përlot.

Im shoq ka qenë koleksionisht orash, i donte shumë dhe kishte lloj-lloj. Në momentin që po vija sot këtu, po kontrolloja dhe mora një nga orat. Ngaqë ne udhëtonim shpesh, ora është me të dyja kohët, domethënë brenda orës ka dy ora. Një e vinim në Amerikë kur shkonim atëherë dhe një me orën e Europës. E nxora, thashë ta vë, por jo! Sepse më sjell nëpër kujtime, e lashë prapë aty dhe mora këtë. Ka qenë një njeri që rrinte me libër, gëdhihej, flinte, zgjohej me libër me vete. Njeri i formuar, i kulturuar që ka ditur çfarë është respekti, çfarë është gruaja, si respektohet, çfarë është familja. Si i bëj tani këto analiza, dikur i kam pasur në të gjithë jetën time si kurorë të bukur… Sot i kujtoj thjesht si…. (përlotet)

Aktori Besnik Kaso u nda nga jeta në vitin 2017.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH