Aktualitet

Irlanda i ka “mohuar” ngjyrat kuqezi, talenti shqiptar i Inter pranë Newcastle

Shkruar nga Liberale
Irlanda i ka “mohuar” ngjyrat kuqezi, talenti shqiptar i Inter

Adoleshenti shqiptar Kevin Zefi pritet të jetë goditja e Newcastle United, si një lojtari i ri, i talentuar dhe premtues. Mësohet se edhe Kombëtarja shqiptare ka shfaqur interes për anësorin me origjinë shqiptare.

Newcastle United ka nisur një strategji të nënshkrimit të lojtarëve për të avancuar klubin, si në skuadrën e lartë ashtu edhe në nivelet më poshtë.

The Irish Examiner raporton se informacioni i tyre është se Newcastle tani është favorit për të nënshkruar me Kevin Zefin.

Anësori 18-vjeçar aktualisht është te Interi, me origjinë shqiptare, por ka lindur dhe është rritur në Republikën e Irlandës.

Kevin Zefi u transferua te Interi në vitin 2021 me një marrëveshje tre vjeçare, por tani gazeta thotë se ai do të largohet një vit para përfundimit të kontratës së tij.

Gazeta shpjegon se meqenëse rregullat e Brexit i kanë ndaluar klubet e Mbretërisë së Bashkuar të nënshkruajnë me lojtarë irlandezë nën moshën 18 vjeç, klubet italiane kanë përfituar kur bëhet fjalë për rekrutimin e talenteve të rinj irlandez. Ata raportojnë se Kevin Zefi e ka kaluar kohën e tij në Itali si pjesë e ekipit të të rinjve të Interit dhe ka shënuar në shkurt kundër një skuadre si Milan.

Kevin Zefi zgjodhi Interin përpara klubit holandez PSV në vitin 2021. Kjo pasi anësori i ri u bë golashënuesi më i ri ndonjëherë në Ligën e Irlandës në moshën 15 vjeç e 206 ditë.

Newcastle United tani është një klub që përpiqet në çdo mënyrë, në çdo nivel, të marrë lojtarë të perspektivës por edhe lojtarë që i duhen për sezonin tjetër. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH