Life Style

Iris Luarasi përlotet kur flet për vjehrrën: Vendosa buzëkuq në…

               Publikuar në : 15:56 - 19/02/20 liberale

E ftuar te “Rudina” Iris Luarasi tregoi se vjehrra e saj kujdesej shumë për veten dhe ajo e admironte.

Pedagogia u përlot teksa kujtonte vjehrrën të cilën e donte aq shumë sa e thërriste ‘nëna’.

“Mamaja ime nuk përdor pothuajse fare makeup dhe i shkëlqen fytyra, ndërsa vjehrra ime ishte njeriu që e dashuronte makeup-in, buzët e kuqe të saj ishin gjithmonë prezente, mbante kapele, thonj të kuq. Respekti më është shtuar pafund për të, kur ajo ishte në momentet e fundit të jetës, me një gangrenë diabetike, se kjo gjë më prek se e kam dashur shumë nëna Teftën. Edhe në ditët e fundit, edhe kur ngrihej që ishte ashtu e sëmurë, merrte një pasqyrë aty në krevat dhe fillonte lyente sytë, lyente buzët. Dhe unë thoja, ua çfarë kryevepre është kjo grua, që është zonjë edhe i pëlqen kaq shumë të mbahet dhe të jetë dinjitoze. Ajo do rrinte në shtëpi, por e bënte për respekt për veten e saj. Madje edhe në ditët e fundit, unë i kam çuar vajza që t’i bënin thonjtë, i lyenin flokët, se ajo e vlerësonte shumë këtë gjë. Një ditë kur e pyeta më tha mua, që është respekt”, tregoi Irisi. /Gazeta Liberale

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back