Globi

Irani ndalon vaksinat e prodhuara në SHBA dhe Britani

Shkruar nga Liberale
Irani ndalon vaksinat e prodhuara në SHBA dhe Britani

Udhëheqësi suprem i Iranit ndaloi të premten importin e vaksinave kundër Covid të prodhuara nga SHBA-ja dhe Britania e Madhe, me pretendimin se ishin “plotësisht të pabesueshme”.

“Importimi i vaksinave të bëra në SHBA ose Mbretërinë e Bashkuar është i ndaluar,” tha Ali Khamenei.

Republika Islamike ka raportuar më shumë se 1.2 milionë raste të koronavirusit, virus i cili ka shkaktuar mbi 56,000 vdekje.

Irani nisi provat njerëzore të testit të tij të parë të vaksinave COVID-19 në fund të dhjetorit, duke thënë se kjo mund të ndihmojë Iranin të mposhtë pandeminë pavarësisht sanksioneve të SHBA.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH