Globi

Irani mohon përfshirjen në sulmin e Hamasit ndaj Izraelit: Sulmi u ndërmor nga vetë Palestina

Shkruar nga Liberale
Irani mohon përfshirjen në sulmin e Hamasit ndaj Izraelit: Sulmi u

Irani ka mohuar përfshirjen në sulmin e Hamasit kundër Izraelit, i cili shkaktoi mijëra viktima e të plagosur.

Misioni i Iranit në Kombet e Bashkuara tha të dielën se “masat e forta që i ka ndërmarrë Palestina nënkuptojnë mbrojtje plotësisht e ligjshme kundër shtatë dekadave shtypje, okupim dhe krime të urrejtjes kryera nga regjimi i jashtëligjshëm zionist”.

Ndërkohë Izraeli thotë se më shumë se 700 njerëz janë vranë dhe 100 të tjerë janë rrëmbyer nga grupet terroriste të Hamasit. Në Gaza, më shumë se 400 njerëz janë vrarë pas bombardimeve ajrore hakmarrëse nga Izraeli, sipas zyrtarëve palestinezë.

Sulmi i Hamasit të dielën, më i madhi ndaj Izraelit në dekadat e fundit, ndodhi në një kohë kur SHBA-ja i mbështeti përpjekjet për ta shtyrë Arabinë Saudite t’i normalizojë marrëdhëniet me Izraelin, në këmbim të një marrëveshjeje të mbrojtjes mes Uashingtonit dhe Riadit.

“Mbështetja jonë për Palestinën mbetet e palëkundur; megjithatë, ne nuk jemi të përfshirë në sulmin e Palestinës, e cila është ndërmarrë nga Palestina vetë”, tha misioni i Iranit në OKB.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH