Globi

Irani lëshon mandat arresti për Donald Trump

Shkruar nga Liberale
Irani lëshon mandat arresti për Donald Trump

Irani ka lëshuar një urdhër arresti dhe i ka kërkuar Interpolit ndihmë në arrestimin e presidentit amerikan Donald Trump dhe dhjetëra të tjerëve që beson se kryen sulmin me dron që vrau një gjeneral të lartë iranian në Bagdad.

Prokurori i Teheranit, Ali Alqasimehr tha të hënën se Trump, së bashku me më shumë se 30 të tjerë, që Irani i akuzon për përfshirje në sulmin e 3 janarit që vrau gjeneral Qassem Soleimani, përballen me "akuza vrasjeje dhe terrorizmi", njoftoi agjensia gjysmë zyrtare e lajmeve ISNA.

Alqasimehr nuk e identifikoi askënd tjetër që kërkohej përveç Trump, por theksoi se Irani do të vazhdojë ta ndjekë edhe pasi të mbarojë presidenca e tij.

Interpol, me qendër në Lyon, Francë, nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment. I dërguari i SHBA në Iran, Brian Hook e përshkroi masën si një "marifet propagandistike".

"Vlerësimi ynë është që Interpoli nuk ndërhyn dhe lëshon Njoftime të Kuqe të cilat bazohen në një natyrë politike. Kjo është një natyrë politike. Kjo nuk ka asnjë lidhje me sigurinë kombëtare, paqen ndërkombëtare ose promovimin e stabilitetit ... është një marifet propagandistike që askush nuk e merr seriozisht," tha Hook në një konferencë shtypi në Arabinë Saudite./Aljazeera-Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH