Life Style

Inxhinieri tregon arsyen pse shkon në punë me taka

               Publikuar në : 20:09 - 05/11/20 liberale

Një nënshtetas amerikan, por që prej kohësh jeton e punon në Gjermani u bë i njohur në botë, për shkak të mënyrës se si vishet.

Mark Bryan, inxhinier me profesion ka hequr dorë nga kostumet klasike të burrave, duke shkuar çdo ditë në punë me taka dhe fund. 61-vjeçari këtë të enjte ishte i ftuar në studion e emisionit “Ftesë në 5”, ku zbuloi shumë të panjohura për veten. Ai tha se ka 40 vite që ecën me taka, ndërsa veshjen e fundeve e ka nisur këto 5 vitet e fundit.

E gjitha sipas tij nisi pasi nuk ndihej mirë me kostumet serioze dhe dëshironte të eksperimentonte me funde e taka të larta, për të bërë kombinime të ndryshme.

Takat i bëjnë këmbët të duken të gjata dhe të bukura, gratë janë pak xheloze duke më parë mua duke ecur me taka gjatë gjithë ditën. Mendoj që edhe djemtë janë xhelozë. Unë punoj në një zyrë, ndodhem para kompjuterit për pjesën më të madhe të kohës, unë atje heq këpucët, kam marr një top tenisi dhe bën masazh për këmbët. Kam më shumë se 50 palë taka. Ajo (gruaja) thotë që nuk ka nevojë për taka, unë jam i vetmi tek shtëpia që mbaj taka. Takat më të larta janë 15 centimetra. Unë përpiqem të vesh taka të pranueshme për ambientin e punës. Zyra jonë e pranon mënyrën atraktive të të jetuarit, nëse ka të bëjë kjo me orientimin seksual, apo nëse dikush dëshiron të veshë diçka që nuk ka lidhje me gjininë.

Unë jam heteroseksual. Ndonjëherë jam akuzuar se jam homofob. Gruas time i duken këto akuza ironike. Rrobat nuk duhen të tregojnë orientimin seksual. Fillova të vesh taka rreth 40 vite më parë, kur studioja për inxhinieri. Gjatë kësaj periudhe i kam veshur, nuk i kam veshur më. Kam 5 vite që vesh funde. Unë kam qenë në ambiente zyre për një kohë shumë të gjatë, vazhdimisht themi që burrat veshin kostume, blu, gri, kafe, duke e bërë këtë për shumë vite u mërzita. Kur unë vesh taka kam ngjyra të ndryshme dhe vendosa t’i vesh ato me kostumet e mia në fillim. Më pas bëja shaka me kolegët e mi, që një ditë do të mbaj fund dhe një ditë e bëra këtë gjë, ndërsa tani e bëj çdo ditë. Po kam pasur shikime të çuditshme, por janë njësoj sikur shikon një burrë me flokë të gjelbër”, tregoi inxhinieri.

<
>
1-2020-10-21T130533.136 confident-man-wears-heels-skirt-markbryan911-fb41 mark-bryan-1 This-man-in-a-skirt-and-heels-is-breaking-taboos-questioning-standards-and-reinforcing-that-clothes-have-no-gender-5f87eebbb04a1__880

Tags: , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back