Life Style

Intervista ‘bombë’ e Harry dhe Meghan, mbretëresha thyen heshtjen

               Publikuar në : 19:57 - 09/03/21 liberale

Mbretëresha e Britanisë ka thyer heshtjen sot për intervistën e Harry dhe Meghan, duke thënë se “familja është e trishtuar të dëgjojë për sfidat që ata kanë kaluar gjatë viteve”, dhe se akuzat për racizëm “do të trajtohen privatisht nga familja mbretërore”.

Në një deklaratë të pallatit mbretëror Buckingham Palace, thuhej: “E gjithë familja është e trishtuar të dëgjojë sesa sfiduese kanë qenë për ta këto vite. Disa nga çështjet e ngritura, veçanërisht ajo e racizmit, janë shqetësuese. Megjithse kujtimet e gjithësecilit ndryshojnë nga njëri-tjetri, ato do të merren seriozisht dhe do të trajtohen privatisht nga familja mbretërore. Harry, Meghan e Archie do të mbeten gjithmonë anëtarë të dashur të familjes”.

Zhvillimi vjen pas pretendimeve në media se pallati mbretëror ishte paralizuar nga frika se Harry e Meghan mund të nxjerrin emrin e personalitetit që ka komentuar mbi ngjyrën e lëkurës së birit të tyre Archie, çka do të përbënte ‘racizëm’ nga familja mbretërore.

Mamaja e Meghan është me ngjyrë, me origjinë afrikane. Meghan, Dukeshë e Sussex, tha mes të tjerash se një anëtar i familjes mbretërore kishte pyetur Harry sesa ‘e errët’ do të jetë ngjyra e lëkurës së birit të tij Archie dhe se një-vjeçarit mund t’i mohohet titulli i princit pasi është me “racë të përzier”.

Charles, Princ i Uellsit, tha sot gjatë vizitës zyrtare në klinikën Jesus House në Londër, se ishte “shumë i lënduar” nga pretendimet e Harry për ndërprerjen e lidhjeve.

Charles dukej i qetë gjatë vizitës së tij teksa bisedonte me njerëzit që prisnin të vaksinoheshin.

Teksa po largohej, një gazetar e pyeti, ‘Zotëri, çfarë mendoni për intervistën?’, por ai vetëm buzëqeshi dhe vazhdoi të ecë.

Në intervistën më Oprah, Princi Harry iu referua Charles personalisht duke thënë se u ndje “i braktisur” nga babai që nuk kishte pranuar telefonatat e tij gjatë kohës në Kanada.

Harry tha për të atin: “Ndjehem i braktisur, sepse ai ka kaluar diçka të ngjashme dhe e di çfarë është dhimbja. Unë do ta dua gjithmonë por kanë ndodhur shumë lëndime. Unë do të kem prioritet shërimin e kësaj marrëdhënieje”.

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back