Aktualitet

Inter rrëzon Napolin në shtëpi, nis marshimi i madh drejt titullit kampion

Shkruar nga Liberale
Inter rrëzon Napolin në shtëpi, nis marshimi i madh drejt

Inter triumfon bindshëm 3-0 ndaj Napolit në “Diego Armando Maradona” dhe rikthehet në krye të renditjes, duke u dërguar një tjetër sinjal rivalëve, se mbetet pretendente kryesore për titullin.

Një javë pas barazimit ndaj Juventusit në Torino,zikaltrit bëjnë detyrën në Napoli, duke shënuar tre gola dhe duke marrë tre pikët që e ngjitin në krye me 35 në total.

Forma e shkëlqyer e Sommer dhe golat e Calhanoglu në fundin e pjesës së parë dhe Barellës e Thuram në të dytën, vulosën suksesin zikaltër dhe humbjen e parë në kampionat për Walter Mazzarrin në stolin e Napolit.

Napoli (4-3-3): Meret; Di Lorenzo, Rrahmani, Ostigard, Natan (86’ Zerbin); Zambo Anguissa, Lobotka (75’ Zielinski), Elmas (75’ Lindstrom); Politano (68’ Raspadori), Osimhen, Kvaratskhelia.

Inter (3-5-2): Sommer; Darmian (85’ Bisseck), de Vrij (18’ Carlos Augusto), Acerbi; Dumfries (77’ Cuadrado), Barella, Çalhanoglu, Mkhitaryan (77’ Frattesi), Dimarco; M.Thuram (85’ Arnautovic), Lautaro Martinez.

Golat: 44’ Calhanoglu, 61’ Barella, 84’ Thuram.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH