Aktualitet

Institucioni që kontrollon abuzimin me çmimet, Denar Biba kërkon t’i ndryshohet emërtimi Autoritetit të Konkurrencës

Shkruar nga Liberale
Institucioni që kontrollon abuzimin me çmimet, Denar Biba

Nga Denar Biba *

Ne fakt, ju jeni autoritete antitrust, qe gabimisht legjislatori ne ligjet kombetare (kryesisht ne titull por jo ne procedurat apo kompetencat qe ju ka dhene me ligj) ju ka quajtur “autoritet ne mbrojtje te konkurrences” apo shkurt “autoritet i konkurrences”.

Ne respekt te ligjeve kombetare, keto qe sot e gjithe diten quhen “Autoritete te Konkurrences” (sipas ketyre ligjeve) merren posacerisht me ndalimin e:

1) marreveshjeve te ndaluara,

2) abuzimit me poziten dominuese qe nje biznes mund te kete.

Edhe analiza e, me pas, autorizimi (apo mos-autorizimi) ne lidhje me perqendrimin e dy a me shume bizneseve, po nga ky kendveshtrim trajtohet, pra qe entiteti i ri te mos jete aq i fuqishem (dominant) sa te cenoje konkurrencen ne tregun ku operon.

Nga ana tjeter, “mbrojtja e konkurrences” eshte objektivisht e pamundur te behet nga nje autoritet i vetem.

Ndaj, etiketimi si “mbrojtes i konkurrences”, megjithese e perfishin ate cka realisht ben nje (i ashtu-quajtur) “autoritet konkurrence”, eshte pjeserisht i pavertete, ne fakt dhe ne ligj.

Ajo cfare ben nje autoritet konkurrence, ne 3 kolonat e veprimtarise se tij, eshte vertet ne mbrojtje te konkurrences, pa dyshim, por vetem nga kendveshtrimi i zbulimit te shkeljeve dhe rivendosjes se situates ne parametra konkurrenciale.

Ndersa mbrojtja e konkurrences, pervec zbulimit te rasteve te shkeljeve (qe behet nga autoritetet), ka edhe shume komponente te tjere, te cilet nuk jane as kompetenca e as mundesi e nje AK per tu realizuar.

E shpjeguar figurativisht, mbrojtja e konkurrences eshte nje byrek i madh, dhe nje AK mbulon vec nje cope te tij.

Ndaj “autoritet antitrust” eshte emri i duhur.

Si mund t’i japesh emrin “mbrojtes i konkurrences” nje institucioni qe mbulon vec nje pjese te procesit?

Rrjedhimisht, titulli i ligjit dhe imazhi qe emertesa perhap te qytetaret eshte i genjeshtert.

Mbrojtja e konkurrences ka shume dinamika, sa nacionale dhe internacionale, qe i takojne sa qeverise, parlamentit, institucioneve te tjera rregullatore ne vend, biznesit e, madje, edhe vete konsumatorit.

Per analogji, eshte si te thuash qe “drejtesine do e beje (vetem) policia!”. Thjesht e pavertete.

Praktika vazhdimisht ka dhene shembuj se, nje vend, mund te mos kete asnje kartel apo asnje biznes ne pozite dominuese qe abuzon e, serish, te mos kete tregje konkurrente.

Shenim nr.1: “autoritet anti-trust eshte nje autoritet i cili, ne baze te ligjit, perpiqet te ndaloje bizneset te perfshihen ne veprimtari anti-konkurruese.

Shenim nr.2: Sa me lart jane shenime te miat, mbajtur nga fjala e perfaqesuesit te OECD ne Konferencen e Athines te autoriteteve te konkurrences, date 28-29/06.2022.

Titulli i postimit eshte imi).

*Kryetari i Autoritetit të Konkurrencës

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH