Aktualitet

INSTAT: Pandemia ndikoi te regjistrimi i saktë i lindjeve e vdekjeve

Shkruar nga Liberale
INSTAT: Pandemia ndikoi te regjistrimi i saktë i lindjeve e vdekjeve

tatInstituti i Statistikave publikoi të dhënat e treguesve demografikë për tremujorin e dytë të këtij viti dhe ashtu si për periudhën janar-mars 2020, ka thënë se të dhënat mund të mos reflektojnë realitetin.

Sipas INSTAT, kjo ndodh pasi për shkak të situatës së Covid-19, në zyrat e gjendjeve civile mund të mos jenë reflektuar lindjet dhe vdekjet.

Megjithatë, statistikat në dispozicion tregojnë se numri i lindjeve për tremujorin e dytë 2020 është 6.124, duke shënuar një rënie me 8%, krahasuar me tremujorin e dytë 2019.

Ndërsa numri i vdekjeve po për të njëjtën periudhë rezulton 4.989, duke shënuar gjithashtu një rënie prej 3.1 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2019.

Por raporti lindje vdekje është pozitiv ku përgjatë periudhës prill-qershor 2020 numri i lindjeve tejkalon me 1,135 numrin e vdekjeve.

Vlera më e lartë e shtesës natyrore regjistrohet në qarkun e Tiranës, ku numri i lindjeve tejkalon me 709 numrin e vdekjeve, në qarkun e Vlorës më shumë persona humbën jetën sesa pati lindje.

Korça dhe Shkodra ishin gjithashtu qarqe ku numri i vdekjeve qe më i lartë se ai i lindjeve, në kontrast me Dibrën dhe Durrësin ku shtesat natyrore ishin më të larta, pra kishte dukshëm më shumë lindje sesa vdekje.

Në tremujorin e dytë 2020 numri më i madh i lindjeve regjistrohet në qarkun e Tiranës, me 1.973 lindje, ndërsa ai më i vogël në qarkun e Gjirokastrës, me 121 lindje.

Në tremujorin e dytë 2020 numri më i vogël i vdekjeve regjistrohet në qarkun e Kukësit, me 117 vdekje, ndërsa ai më i lartë në qarkun e Tiranës, me 1.264 vdekje.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH