Aktualitet

INSTAT: Bien çmimet e ushqimeve, frutat mbeten ende më të shtrenjtat

               Publikuar në : 16:34 - 08/05/20 liberale

INSTAT raporton se në muajin që lamë, inflacioni zbriti në 1.9%, nga 2.1% që ishte në muajin mars. Nga ana tjetër frutat vijojnë të jenë më të shtrenjtat.

Çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike në muajin prill kanë pësuar një ulje me 1,0% krahasuar me muajin mars. Në muajin që lamë pas shtrenjtimi më i madh i çmimeve është reflektuar tek grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,63%, e ndjekur më pas nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,27 pikë përqindje.

Me përhapjen e pandemisë çmimet e frutave arritën në nivelin më të lartë të tyre, dhe si shkak i abuzimeve në disa raste institucionet shtetërore ushtruan një sërë kontrollesh dhe ndëshkime për ata që rrisnin çmimet. Ndërkohë edhe në muajin prill përsëri frutat janë shtrenjtuar me 5.6 pikë krahasuar me marsin e ndjekur më pas nga rritja e çmimit tek qumështi dhe tek peshku. Nga ana tjetër sipas INSTAT çmimet e zarzavateve kanë pësuar rënie të ndjeshme në çmim.

Ndërkohë sa i takon raportit vjetor në muajin prill çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike janë rritur me 4.3%, e ndjekur më pas nga kategoria e argëtim dhe kulturë.

Negativisht në rritjen e çmimeve ka ndikuar transporti me 1,7 %, duke qenë se për muajin prill, nuk u lejua qarkullimi i mjeteve përveç atyre me autorizim, po ashtu ka rënë edhe çmimi i pijeve joalkoolike, dhe duhanit si dhe të veshjeve e këpucëve.

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back