Globi

Inskenoi rënien nga avioni, burg për blogerin 30 vjeçar

Shkruar nga Liberale
Inskenoi rënien nga avioni, burg për blogerin 30 vjeçar

Një i ri cili dyshohet se rrëzoi avionin e tij me qëllim për të fituar shikime dhe popullaritet në internet duke promovuar “shpëtimin” e tij, ka përfunduar në gjykatë.

Media e huaj shkruan se 30-vjeçari Trevor Jacob u dënua me 6 muaj burg për aktin e mësipërm, si dhe për faktin se kishte dhënë dëshmi të rreme në kuadër të marrjes në pyetje nga autoritetet amerikane.

Ngjarja kishte ndodhur në dhjetor 2021, kur Jacob kishte postuar një video të rrëzimit të avionit duke lënë të kuptohet se ishte një aksident. Ai, në fakt, kishte regjistruar me një shkop selfie momentin kur u ul në tokë. Videoja në fjalë është parë nga miliona shikues në mbarë botën.

Poll
SHQIPENGLISH