Aktualitet

Inovacioni/ Liberale.al nominoi për Njeriun e Vitit 2022 Gent Prognin, një nga ekspertët e IT më të spikatur në vend

Shkruar nga Liberale
Inovacioni/ Liberale.al nominoi për Njeriun e Vitit 2022 Gent Prognin,

Eksperti i teknologjisë, Gent Progni është zgjedhur i treti në sondazhin e "Liberale.al" me 9.2% të votave me motivacion: "Gent Progni, një nga IT më të spikatur në vend, për debatin publik mbi sigurinë e sistemeve dhe rrezikun e hakerimeve, sidomos pas krizës së E-Albania".

Gent Progni është një ndër ekspertët më të njohur të teknologjisë në vendin tonë, ka një biznes të vetin dhe drejton në Youtube podcastin Crypto Friends.

Gjendet në çdo studio televizive apo medie online dhe është zëri më i rëndësishëm sa herë që flitet për teknologjinë, aplikacionet, apo ka një problematikë të ngutshme ku varet fati i vendit.

Në vitin e fundit daljet e tij në media kanë qenë të shpeshta, për shkak të ngjarjeve që kanë surprizuar jo pak shqiptarët, nga patronazhistët, te publikimi i të dhënave dhe së fundi sulmet kibernetike. Nën syrin e ekspertit të sigurisë kibernetike, këto ngjarje ishin të pritshme, për shkak të hapit të madh që ka bërë Shqipëria, me kalimin online të të gjitha sistemeve. /Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH