Aktualitet

Infermieri i QSUT-së humb jetën nga Covid

Shkruar nga Liberale
Infermieri i QSUT-së humb jetën nga Covid

Infermieri Enver Maloku ka ndërruar jetë pasi ishte infektuar me koronavirus.  Lajmin e ka bërë të ditur Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë. Ai ka qenë i shtruar pranë Spitalit Infektiv në Tiranë, ndërsa punonte më herët tek klinika kirurgjikale në QSUT.

“Ndërron jetë nga Covid-19 Infermieri i Kirurgjisë Digjestive 1 nëQSUT Enver Maloku. Humbje e madhe për familjen por dhe për kolegët dhe pacientët që e njohën. Do të kujtojmë gjithmonë të qeshur dhe të gatshëm për t'i shërbyer pacientëve ashtu si vetëm ti dije", - thuhet ndër të tjera në njoftim.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH