Aktualitet

Infektohet me koronavirus një tjetër mjek i njohur shqiptar

Shkruar nga Liberale
Infektohet me koronavirus një tjetër mjek i njohur shqiptar

Një tjetër mjek i njohur është infektuar me koronavirus. Mësohet se është prekur mjeku anestezist Mihal Kerci, i cili është në gjendje kritike për jetën. Lajmin e ka bërë të ditur Shoqata e Anestezistëve dhe Reanimatorëve të Shqipërisë.

Në njoftim thuhet se Kerci është nën asistencë respiratore maksimale, ndërsa bluzat e bardha janë në mbështetje të ekipit mjekësor që po i shërben me profesionalizëm dhe përkushtim maksimal.

“Prej disa ditesh prof.Mihal Kerci eshte nen asistence respiratore maksimale ne gjendje kritike per jeten.Jemi te gjithe ne mbeshtetje te ekipit mjekesor qe po i sherben me profesionalizem dhe perkushtim maksimal.

Lutemi te gjithe per shendetin e te palodhurit,organizatorit dhe drejtuesit te jashtezakonshem,kryetarit te shoqates sone! Me shpresen per ta kaluar situaten e veshtire,i urojme prof.Mishes rikuperim dhe sherim te shpejte !”, thuhet në njoftim.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH