Aktualitet

Infektimi i nxënësve me Covid, mbyllen 3 klasa dhe 1 shkollë

Shkruar nga Liberale
Infektimi i nxënësve me Covid, mbyllen 3 klasa dhe 1 shkollë

Infektimi i disa nxënësve në institucionet arsimore është shoqëruar me mbylljen e klasave ku kanë dalë rastet pozitive. Burime nga Ministra e Arsimit bëjnë të ditur për A2 CNN se ka 2 klasa në gjimnazin “Ismail Qemali” në Tiranë, një në shkollën e Memaliajit, si dhe shkolla e Borshit me klasa kolektive, janë mbyllur për shkak të infektimit të disa nxënësve.

Për dy javë, 150 nxënës të karantinuar mësimin do ta zhvillojnë online, ndërsa situata epidemiologjike po ndiqet nga autoritetet shëndetësore. Mjekët konstatojnë se fillimi i nëntorit ka rritur infektimet nga Covid-19 te fëmijët. Më të vegjlit po shfaqin më shumë probleme dhe nevoja për shërbim spitalor.

“Mund të jetë shtuar numri i infektimeve, por rastet e hospitalizimit tek moshat shkollore nuk kanë ndryshuar. Karakteristikë e kësaj vale për fëmijët është që kemi të shtuar grupmoshën mbi 1 muaj, pra foshnjat janë ato që janë prekur dhe kanë manifestuar ndërlikime të mushkërive”, thotë për A2 CNN Gjeorgjina Kuli, shefe e infektivit të pediatrisë.

Me rëndimin e pritshëm të situatës nga pandemia në dimër, ajo shton se po shihet mundësia për shtrirjen e vaksinimit anti-Covid edhe te fëmijët. “Momentalisht, po punojmë me protokollin e sëmundjeve kronike të fëmijëve që duhet të marrin edhe vaksinën anti-Covid. Por mendoj, ashtu si edhe në vendet e tjera, mund të shkojmë drejt vaksinimit të të gjithë fëmijëve, por kjo në një fazë tjetër”.

Një deri në dy fëmijë shtrohen në spital si pacientë me Covid-19. Koha e rikuperimit nuk është e gjatë dhe aktualisht po trajtohen 11 pacientë të vegjël.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH