Aktualitet

India regjistron temperatura përvëluese

Shkruar nga Liberale
India regjistron temperatura përvëluese

Një valë e të nxehtit ka përfshirë veriun e Indisë, ndërsa temperaturat kanë shkuar deri në 49.2 gradë Celsius, në kryeqytetin Delhi. Kjo është vala e pestë e të nxehtit, që prej prej muajit mars.

Zyrtarët u kanë kërkuar banorëve që të marrin masa paraprake, pasi temperaturat mund të rriten edhe më shumë.

Ata kanë paralajmëruar se i nxehti mund të shkaktojë probleme shëndetësore për ata që janë më të cenueshëm, përfshirë foshnjat, të moshuarit dhe njerëzit me probleme kronike.

Më herët gjatë këtij muaji, kryeministri indian, Narendra Modi, u ka kërkuar ministrave të bëjnë plane për të zvogëluar ndikimin e të nxehtit të madh, pasi temperaturat janë rritur më shpejt se zakonisht.

Ndonëse temperaturat e larta janë të zakonshme në Indi, sidomos në maj dhe qershor, vera ka nisur më herët këtë vit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH