Globi

India ndalon eksportet e grurit pas rritjes së çmimeve

Shkruar nga Liberale
India ndalon eksportet e grurit pas rritjes së çmimeve

India po ndalon eksportet e grurit, pasi çmimet u rriten në mbarë botën për shkak të luftës në Ukrainë.

Drejtori i Përgjithshëm i Tregtisë së Jashtme të Indisë deklaroi se ndalon eksportin e grurit me efekt të menjëhershëm, me përjashtim të rasteve kur qeveria e Indisë jep leje eksporti për vendet që mbështeten te gruri për sigurinë ushqimore.

India është prodhuesi i dytë më i madh në botë i grurit, pjesa më e madhe e të cilit konsumohet në vend.

Sipas CNN, qeveria përmendi rritjen e çmimeve të grurit dhe nevojën për të mbrojtur sigurinë ushqimore në Indi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH