Aktualitet

Incidenti në Vlorë, familjarët: Gjykata identifikoi personin e gabuar

               Publikuar në : 12:27 - 24/07/21 liberale

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë në datë 17.07.2021 ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Fatosh Myslymin dhe arrest shtëpie për 2 vëllezrit e tij, Myslym Myslymi dhe Elmaz Myslymin, pasi u akuzuan për kryerjen e veprës penale “Kundershimi dhe goditja e gjyqtarit” Arqile Basho.

Familjarët e tre vëllezërve shprehen në kundërshtim me masat e marra kundrejt tre vëllezërve pasi sipas tyre nuk kemi të bejmë me vepër penale. Për më tepër, shprehet Grisejda Myslymi, kemi te bëjmë me identifikim të gabuar të personit. Janë shtrëmbëruar faktet e cështjes.

Personi me syze, i cili ndalon  shtetasin Arqile Basho për shpjegime është Elmaz Myslimi dhe jo Fatosh Myslimi, sikurse gabimisht ka konstatuar prokurori dhe Gjykata e Shkallës së Parë. Familjarët kërkojnë të caktohet masë tjetër sigurimi për Fatoshin, pasi nuk ka prekur dhe as nuk ka goditur gjyqtarin dhe po mbahet padrejtësisht në burg.

<
>
846cf7ab-329f-4574-aa5d-f08ce5265c35 47e268dd-785c-4763-bb18-8c3fc1bef15c (1) 9b4a3d23-02a3-4c76-ac72-2c22584271e9 9b4a3d23-02a3-4c76-ac72-2c22584271e9 (2) 9b4a3d23-02a3-4c76-ac72-2c22584271e9 (1) f52ee2fc-7a6d-44de-9435-9f20001530a9 f7ec8bb5-4982-4b34-9a8f-d39996edd409

 

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back