Aktualitet

Incidenti në Fier, reagon Meta: Mos bini pre e provokimeve

               Publikuar në : 11:33 - 21/04/21 liberale

Presidenti Ilir Meta reagoi lidhur me incidentin e ndodhur sot në Fier, ku bashkia ka hequr një banderolë të LSI-së, pasi janë vendosur në vendin ku do të zhvillohet takimi i Ramës.

Kreu i shtetit u bëri thirrje kandidatëve të LSI-së që të mos bien pre e provokimeve të Policisë Bashkiake.

“U bëj thirrje kandidatëve të LSI në Fier të mos bien pre e provokimeve të Policisë Bashkiake për çështjen e banderolave dhe ta tejkalojnë me urtësi këtë moment“, shkruan Meta.

Ndër të tjera, ai lëshon edhe një paralajmërim nëse preket vota ditën e zgjedhjeve.

“Ndërsa po u prek një votë ditën e votimeve t’i mprehin cfurqet, se si gratë trime të Libofshës do t’i ndjekim këmba këmbës horrat, nëse nuk kanë kuptuar gjë akoma”, shprehet kreu i shtetit në një postim në rrjetet sociale.

 

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back