Aktualitet

Incidenti me simpatizanten demokrate, Vokshi: PD është shtëpia e lirisë së çdo demokrati

Shkruar nga Liberale
Incidenti me simpatizanten demokrate, Vokshi: PD është shtëpia e

Albana Vokshi, anëtare e Komisionit të Rithemelimit ka reaguar në lidhje me ngjarjet e zhvilluara sot në selinë e PD-së, ku ajo bashkë me Evi Kokalarin patën një përplasje verbale me një simpatizantë demokrate.

Vokshi thekson se Komisioni i Rithemelimit të PD dënon me forcë aktet e dhunës verbale e fizike, duke shtuar se kjo parti është shtëpia e lirisë së çdo demokrati.

REAGIMI I VOKSHIT

Komisioni i Rithemelimit të PD dënon me forcë aktet e dhunës verbale e fizike ndaj zonjave anëtare të Komisionit për Rithemelimin e PD dhe zonjave Kryetare të degëve dhe anëtare të LDGSH.

PD është shtëpia e lirisë së çdo demokrati.

Është e turpshme të keqpërdoren gratë nga Shoqata Basha – Bardhi, si mburojë njerëzore për ruajtjen e karriges.

Nuk ka logore e mburoje njerëzore që ta shpëtojë deputetin Basha nga vullneti i 4446 delegatëve të Kuvendit Kombëtar, kuvendit më spektakolar në historinë e pluralizmit politik në këto 30 vjet.

Vullneti i 4446 anëtareve të Kuvendit Kombëtar që do të konfirmohet me referendumin e 18 dhjetorit, nuk do të mund të transformohet nga orkestra e cakorduar e Shoqatës Basha – Bardhi.

Skenarët me vullnetarët e Lulzim Bashës do të denoncohen para ligjit dhe gjithë shqiptarëve dhe ideatorët dhe ekzekutuesit do të mbajnë përgjegjësi ligjore dhe morale. Komisioni i Rithemelimit të PD do vijojë punën e tij në ambientet e selisë së PD, si shtëpia e të gjithë demokratëve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH