Globi

Incidenti me presidenten e PE, Draghi e quan Erdogan një “diktator”

Shkruar nga Liberale
Incidenti me presidenten e PE, Draghi e quan Erdogan një

Kryeministri italian, Mario Draghi e etiketoi presidentin turk Rexhep Tayyip Erdogan një “diktator”.

Këtë deklaratë ai e bëri pas vizitës së presidentes së Komisionit të Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen në Turqi.

Rexhep Tayyip Erdogan, akomodoi presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen në një divan, ndërsa ai dhe presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel, zunë vend te karriget zyrtare ku pas tyre qëndronin flamujt përkatës.

I pyetur për incidentin, Draghi tha në një konferencë për shtyp: “Unë isha shumë i pakënaqur nga poshtërimi ndaj presidentes Von der Leyen. Por me këta diktatorë, duhet të jesh i sinqertë në shprehjen e ndryshimeve të pikëpamjeve …por gjithashtu i gatshëm për të bashkëpunuar, për të siguruar interesat e vendit.”

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH