Showbiz

“Incidenti” gjatë premierës së filmit, Dea Mishel: Mund të më puthni b*thën, meqenëse ju pëlqen të flisni më shumë për të

Shkruar nga Liberale
“Incidenti” gjatë premierës së filmit, Dea Mishel:

Premiera e filmit “Në Kuadër të Dashurisë” tërhoqi vëmendjen e audiencës dhe mediave.

Të ftuarit, të cilët njihen nga publiku, u intervistuan shkurtimisht për detaje apo përjetime rreth filmit, si dhe u komentuan për pamjen e jashtme, jo gjithmonë për mirë.

Kjo pasi disa prej mediave kanë shkruar për fustanin e Dea Mishel, ku sipas tyre ishte aq i shkurtër sa në një moment i dolën të brendshmet.

Për sa i përket këtyre artikujve, Dea ka bërë një reagim publik në rrjetin social “Instagram” ku ka shkruar. “Mund të më puthni b*thën meqenëse ju pëlqen të flisni kaq shumë për të. Nuk ishin mbathjet ishte korse. Ja bota e haute couture. Emancipohuni ose ikni nga këtu se nuk do merremi kurrë vesh bashkë.”

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH