Aktualitet

Inceneratorët/ Reagon PD: Të vetmit që ngritëm zërin dhe do ta hetojmë deri në fund aferën

Shkruar nga Liberale
Inceneratorët/ Reagon PD: Të vetmit që ngritëm zërin

PD ka reaguar përmes zëdhënëses Ina Zhupa lidhur me hetimin e nisur në Komisionin parlamentar për inceneratorët.

Në një postim në facebook, zëdhënësja Zhupa, njëkohësisht deputete e PD, shkruan se partia ku bën pjesë ishte e vetmja që ngriti zërin dhe do ta hetojë deri në fund aferën. Ndër të tjera Zhupa apelon institucionet publike dhe private të mos pengojnë punën e komisionit hetimor për incineratorët, por të sjellin pa vonesë çdo informacion të kërkuar nga opozita

“Ndërtimi i incineratorëve më Tiranë, Fier dhe Elbasan, ka patur si kundërshtar vetëm 1 ministër të qeverisë së Edi Ramës. Shkëlqim Cani u largua nga detyra e Ministrit të Financave vetëm pse kundërshtoi incineratorët. Çdo ministër tjetër i qeverisë së Edi Ramës, përfshirë 2 nga ministrat e LSI-së tek Mjedisi dhe Drejtësia, kanë punuar, kanë pranuar dhe kanë votuar për ndërtimin e incineratorëve.

Lotët e krokodilit për qëllim të luftës personale politike nuk i beson askush! PD do ta vazhdojë këtë betejë, që e bën e vetme prej më shumë se 4 vjetësh, për t’u treguar shqiptarëve se një qeveri që vjedh votat e tyre, vjedh edhe taksat e tyre. Një qeveri e tillë meriton vetëm të largohet!”- shkruan Zhupa.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH